INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ushtrisë dhe policia merr kontrollin në Rinas. Një oficer vendoset në sallën e monitorimit operacional

Pas ushtrisë dhe policia merr kontrollin në Rinas. Një oficer vendoset në sallën e monitorimit operacional

Publikuar më: 16:40 20-04-2019

Policia e Shtetit ka fituar akses në sallën e monitorimit të kamerave të sigurisë të aeroportit të Rinasit pas grabitjes së miliona eurove më 9 prill të këtij viti. Pas ngjarjes së rëndë, si pjesë e planit emergjent të sigurisë është vendosja e një efektivi në sallën që më parë kontrollohet nga koncesionari për të shmangur vonesat në njoftimin e ço rasti të cënimit të sigurisë. Një masë tjetër që pritet të merret është edhe shtimi i personelit të komisariatit të Rinasit. 

Komisariati i policisë së Rinasit ka fituar akses në sallën operacionale të sigurisë së aeroportit pas vendosjes në zbatim të planit emergjent të sigurisë si pasojë e grabitjes së miliona eurove më 9 prill.

Burime nga policia e shtetit thanë se në ndryshim nga procedurat e mëparshme kur policia kërkonte nga koncesionari pamje të caktuara të kamerave të sigurisë, tashmë një oficer është vendosur gjatë gjithë kohës në sallën e monitorimit.

Efektivi i komisariatit të Rinasit ndjek në kohë reale situatën në aeroport dhe për çdo anomali njofton menjëherë eprorët e tij duke shmangur kështu vonesat në komunikim.

Kjo duket të jetë një nga masat emergjente pas vendosjes së grupeve të policisë në pjesën e brendshme të pistës ndërkohë që një plan afatgjatë është rritja e numrit të efektivave që do të jenë pjesë e komisariatit të aeroportit. 

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021