Fansat nuk po humbin kohë duke e kujtuar Prince përmes muzikës së tij.
Legjenda e muzikës mban vendin numër 1 në iTunes në më pak se një orë pas lajmit për vdekjen e tij. “The Very Best of Prince” është albumi që po mban vendin e parë aktualisht ndërkohë që “The Pourple Rain” nuk mbetet pas, ndjekur nga “The Hits/The B-Sides”, në vendin e tretë. Kënga “Purple Rain” aktualisht mban vendin e 7-të në listën e këngëve më të pëlqyera. Prince në mënyrë të shkëlqyer ka shmangur shpërndarjen gjerësisht të muzikës së tij, ndaj dhe nuk është surprizues fakti që fansat po i drejtohen ITunes për të shkarkuar këngët e tij më të mira. E gjitha e pritshme për një muzikant të kategorisë së tij që mbetet një Princ sa ishte gjallë, dhe një Mbret pas vdekjes.