INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vdekjes së Adelës, ‘’shpërthen’’ këngëtarja shqiptare: ‘’Kam kuptuar që duhet të vdesim të na duan njerëzit... [FOTO]

Pas vdekjes së Adelës, ‘’shpërthen’’ këngëtarja shqiptare: ‘’Kam kuptuar që duhet të vdesim të na duan njerëzit... [FOTO]

Publikuar më: 13:30 30-10-2017

Ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhamani ka trishtuar të gjithë. Këngëtarja shqiptare: ‘’Kam kuptuar që duhet të vdesim të na duan njerëzit...

Kjo e dielë vërtetë ka qenë një ndër ditët më të trishtuara për të gjithë. Dje të gjithë u përballëm me lajmin e ndarjes nga jeta e gazetares së dashur dhe ish-banores së “Big Brother”, Adelajda Xhamanit.  Të shumte kanë qenë reagimet e personazheve VIP dhe ngushëllimet e të gjithve ndaj të afërmve të gazetares, Adela Xhamani. Ndërkohë që të tjerët kanë bërë postimet e tyre ndaj këtij lajmi ka qenë edhe këngëtarja Lindita Halimi e cila shprehet e trishtuar por njëkohësisht edhe e acaruar me njerëzit të cilët harrojnë të kujtojnë njerëzit sa i kanë gjallë por kur ndahen nga jeta i kujtojnë dhe i “duan” më shumë.

Ja statusi i plotë i këngëtares, Lindita:

“Kam kuptuar që duhet të vdesim të na duan njerëzit. Falni dashuri sa jeni gjallë njerëz kur të vdesim çdo kush do na dojë pa merak .Kjo është bota .Kam mësuar të dua dhe kurrë s’behëm pishman dhe pse çdo kush se meriton. Do vazhdoj të kem këtë zemër që kam sot e gjithmonë pasi zoti e di vendin e çdo kujt atje lart. Hapni zemrat jetoni falni dashuri sepse nëse nuk e shijojmë të sotmen e nesërmja do jetë vonë ndoshta. Peace (Paqe) për të gjithë”, përfundon Halimi duke marrë komente pozitive për këtë shkrim./intv.al/

linda_shkrimi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994