INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vdekjes së lehonës në Elbasan, reagon Spitali: Nëna e re pësoi komplikacion...

Pas vdekjes së lehonës në Elbasan, reagon Spitali: Nëna e re pësoi komplikacion...

Publikuar më: 14:15 22-04-2019

Pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova 1 orë pas lindjes ka reaguar Qendra spitalore e Elbasanit. Në një deklaratë për mediat, spitali thotë se e reja pësoi komplikacion, ndërsa mjekët dhanë shërbimin maksimal.

Megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 25-vjeçares. Nga ana tjetër spitali nuk tregon orën e vdekjes së gruas së re.

“Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.

Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.

Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.

Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës”, deklaron spitali.
25-vjeçarja nga Katundi i Ri ndërroi jetë rreth 1 orë solli në jetë fëmijën e saj të parë na maternitetin e këtij qyteti, fatmirësisht foshnja gëzon shëndet të plotë.

Familjarët e 25-vjeçares, akuzojnë mjekët për pakujdesi. Sipas tyre, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, gjinekologu ka kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë sepse ka konstatuar probleme me zemrën. Familjarët pretendojnë se mjeku kardiolog ka mbërritur me vonesë.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785