INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vdekjes së menaxherit, AZET mund të marrë vendimin drastik në lidhje me karierrën!

Pas vdekjes së menaxherit, AZET mund të marrë vendimin drastik në lidhje me karierrën!

Publikuar më: 19:16 23-06-2019

Një ngjarje e rëndë ka tronditur në ditën e djeshme shtypin rozë. Menaxheri dhe një prej miqve më të ngushtë të reperit me origjinë shqiptare Azet ka kryer një aksident në autostradën Prishtinë – Ferizaj.

Vetëm 25 vjeç, Sefa Ayet la pas nj dhimbje të madhe tek miku i tij, i cili ën ditën e djeshme i ka bërë edhe një dedikim shumë prekës.

"Ti ishe vëllai im, partneri im, njeriu që ishte me mua 24 orë. Do vrisja për ty dhe do vdisja për ty. Tani ti na ke lënë. Allahu të pranoftë në Parajsë. Nuk mund ta pranoj. Sefa, vëllai im", shkruante Azet.

Sipas "Prive", sot jo zyrtarisht po flitet se Azet i tronditur nga kjo humbje po shqyrton anulimin e të gjitha koncerteve të cilat ishin caktuar pikërisht nga menaxheri.

Kjo vjen pas faktit se Sefa po mbyllte pikërisht datat e koncerteve në Kosovë dhe këto mund të jenë një kujtim i dhimbshëm për reperin.

-640-0-5d0f9a3c8d8b3.jpg

-640-0-5d0f9a3ef3f82.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545