INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vdekjes së XXXtentacion, reagon e dashura e reperit: Unë nuk humba…. [FOTO]

Pas vdekjes së XXXtentacion, reagon e dashura e reperit: Unë nuk humba…. [FOTO]

Publikuar më: 08:41 21-06-2018

Vrasja e XXXTentacion ka lënë të shokuar familjarët, miqtë dhe fansat e tij. Autorët ende nuk janë identifikuar por qendër e vëmendjes tashmë është bërë edhe e dashura e reperit, Geneva Ayala.

Muaj më parë ai dhunoi të dashurën e tij shtatzënë Geneva dhe në lidhje me këtë lajm, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer në komente se ajo duhet të ishte e lumtur për vdekjen e tij.

I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i saj e cila iu ka kërkuar të gjithëve që ta lënë të qetë dhe se nuk është aspak e lumtur për vdekjen tragjike të reperit.

Geneva ka shkruar se pavarësisht dhunës që ai ushtroi kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij, është e shkatërruar për humbjen e tij.

Modelja ka shkruar në postimet e saj:

‘Është e neveritshme që njerëzit po flasin për mua. Nuk më intereson nëse askush nuk kujdesej për mua shumë muaj më parë, unë nuk humba jetën. Ai po. Është e përhershme. Unë jam ende këtu. Si mendoni se më bën kjo të ndihem? Të gjithë që presin që të jem e çliruar apo e lumtur?! Jo, jam zemërthyer. Nuk më intereson për asgjë. Kam humbur dikë të afërm. Më lini të qetë. Nuk dua ta besoj këtë. Askush nuk e kupton atë që ndjej për ty”.

rfggvd.png

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945