INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Vetingut dhe “Statusi i Gjyqtarit” do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese

Pas Vetingut dhe “Statusi i Gjyqtarit” do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar më: 13:44 02-12-2016

Vetingut, një tjetër ligj i Reformës në Drejtësi do t’i shqyrtohet kushtetueshmëria në Gjykatën Kushtetuese. Bëhet fjalë për ligjin e Statusit të Gjyqtarit, i cili është ankimuar në Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Ankimi u dorëzua sot nga kreu i Unionit, Gert Hoxha, i cili sqaroi dhe arësyet se përse ky ligj është antikushtetues dhe duhet të shqyrtohet nga Kushtetuesja.
Gert Hoxha:
“Padia ka objekt shfuqizimin si antikushtetues ligjin për statusin e gjyqtarit. Kemi kërkuar dhe pezullimin e këtij ligji pasi cënon disa parime kushtetuese, atë të shtetit të së drejtës, juridike, barazisë para ligjit, cënon të drejtat e statusit të gjyqtarit”.
Kërkesën për pezullim të ligjit, Unioni e argumentoi me faktin se “të gjithë kryetarëve të  gjykatave të vendit u ndërpritet mandati me nisjen e funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Sipas Gert Hoxhës, në hartimin e draftit nuk janë marrë në konsideratë sugjerimet e bëra nga radhët e gjyqtarëve. Ai thotë se ligji cënon në thelb pavarësinë e gjyqësorit, dhe bie ndesh me ndryshimet kushtetuese të miratuara në 22 korrik.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604