INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas votimit sot për kryetarin e PDSH, Selami prenoncohet për mediat. Deklarata e plotë [FOTO]

Pas votimit sot për kryetarin e PDSH, Selami prenoncohet për mediat. Deklarata e plotë [FOTO]

Publikuar më: 11:04 22-07-2017

Pas votimit, Eduard Selami është prenoncuar për mediat duke thënë se ky është një proces jashtëzakonisht I rëndësishëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë, për opozitën në përgjithësi dhe mbi të gjitha për të ardhmen tonë. “ Ky proces i sotëm ka filluar në mënyrë të qetë, në mënyrë të rregullt dhe siç e kam thënë edhe përpara, pavarësisht nga pabarazia që ka patur kjo garë, unë mendoj që demokratët do të dinë që me votën e tyre të fshehtë, të zgjedhin jo thjesht kryetarin, por të zgjedhin modelin më të mire, i cili do t’i kthejë besimin dhe shpresën, jo vetëm demokratëve por edhe shqiptarëve. Dhe jam i bindur që votimi i sotëm do ta bëjë më të bashkuar dhe do ta ringrejë Partinë Demokratike edhe një here, me shpresë për të ardhmen dhe Shqipërinë”, u shpreh ai.

425A1076.jpg

 

 

425A1024.jpg

 

425A1042.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436