INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vrasjes së elektriçistit, ngujohet familja e autorit

Pas vrasjes së elektriçistit, ngujohet familja e autorit

Publikuar më: 10:39 13-08-2016

Elektricisti i OSHEE­-së, Zamir Velaj është plagosur pasi i ka ndërprerë energjinë banesës së shtetasit Martin Zefi. I zoti i banesës, Zefi në gjendje të dehur, pasi është konfliktuar me punonjësin Velaj e ka plagosur me thikë. Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë pak minuta pas plagosjes. Policia e Shkodrës bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.  Pas kësaj, familja e autorit është ngujuar.  Punonjësi i OSHEE-së  Zamir Velaj ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda që mori pasi u godit disa herë me thikë nga Martin Zefi në Oblikë të Shkodrës. Autori u arrestua menjëherë nga policia, por tashmë frika nga gjakmarrja e ka bërë familjen e tij të ngujohet. Por edhe policia nga ana e saj po ruan banesën e Martin Zefit. Elektricisti Velaj ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793