INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vrasjes së vëllezërve Bilali, shkarkohet drejtori i policisë së Shkodrës, flet ministri Lleshaj: Kemi marrë një vendim të rëndësishëm...

Pas vrasjes së vëllezërve Bilali, shkarkohet drejtori i policisë së Shkodrës, flet ministri Lleshaj: Kemi marrë një vendim të rëndësishëm...

Publikuar më: 20:11 30-03-2019

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur ditën e sotme pasi janë vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Brahim BIlali. Dy vëllezër Bilali u ekzekutuan mëngjesin e sotëm në derën e banesës teksa po dilnin, nga autorë ende të paidentifkuar.

Pak orës pas vrasjes së tyre është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe në vend të tij është emëruar Niko Brahimi.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për të ngarkuar në krye të drejtorisë së policisë së Shkodrës një drejtues të ri që vjen nga Tirana, Niko Brahimi. Ngarkohet sot me sigurinë e Shkodrës. Kam besimin e plotë se do të japë impulse të reja dhe do të shënojë rezultate të reja dhe për të siguruar atë që Shkodra meriton. Ne do të bëjmë gjithçka në shërbim të sigurisë. Ndryshimi bëhet për ti dhënë impuls të ri të gjithë procesit të punës së drejtorisë vendore në Shkodër. Ne synojmë të arrijmë një fazë të re për të dhënë goditje vendimtare dhe për të zhbllokuar ato metastaza të fundit që kanë mbetur pa u zhbllokuar në qytetin e Shkodrës.”, u shpreh ministri Lleshaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543