INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Xhakës, edhe Shaqiri jo Kosovës

Pas Xhakës, edhe Shaqiri jo Kosovës

Publikuar më: 14:01 20-05-2016

Duket se gjithë zhurma se a do te largohen futbollistet me origjine kosovare nga kombëtarja e Zvicrës, por rezulton nje bllof i vërtete. Pas Taulant Xhakes, edhe Xherdan Shaqiri i ka thëne jo kombëtares me te re te futbollit. Ne nje interviste per prestigjiozen Blick, futbollisti i Stok City ka bere te ditur edhe pse Kosova është pranuar ne UEFA dhe FIFA ai do ti mbetet besnik Zvicrës.

Nuk ka asgjë per te diskutuar ka deklaruar futbollisti kur është pyetur per çështjen e Kosovës. Jam i lumtur qe është anëtarësuar, por ka shume kohe qe mbroj ngjyrat e Zvicrës dhe jap gjithçka per kete kombëtare. Dy dite me pare edhe Taulant Xhaka futbollisti me i dashur per kosovaret deklaroi se nuk do t’i mbyllte rrugën talenteve te reja te kombëtarja kosovare dhe se do te vazhdonte te mbronte ngjyrat e Zvicrës.

Sipas tij detyra e Xhakes, Behramit dhe Shaqirit kishte përfunduar me njohjen ndërkombëtare te kombëtares kosovare. Trajneri i Zvicrës Petkovic ka afruar 6 lojtare me origjine shqiptare per finalet e europianit ne Zvicër, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmeti dhe Shani Tarashaj, ndërsa ka lene jashtë struganin Pajtim Kasami.

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326