Era Istrefi po shijon ditët e arta të karrierës së saj, suksesi i së cilës tashmë i ka kaluar kufinjtë shqiptarë. “Bonbon” i saj dëgjohet në gjithë radio-t, e shumë versione të këngës janë realizuar në gjuhë të ndryshme. Ditën e djeshme Era ka promovuar veten në rrjetin muzikor MTV në Britaninë e Madhe, duke përdorur edhe Snapchat-in e MTV UK. Me siguri nuk i’u ka shpëtuar fotoja e saj, topless, ku ka ekspozuar gjoksin, por e kishte mbuluar me “yje”.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe në Isntagram-in e saj, ku mbante veshur një veshje transparente, por ndryshe nga “yjet”, këtë herë, Era e ka mbuluar me “flutura” gjoksin. Duhet ta pranojmë, që këngëtarja 22 vjeçare duket shumë sensuale, dhe do të i’u gënjenim, nëse e mohojmë se nuk po na lëvizin “fluturat” në stomak.