INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Zaevit, edhe Haradinaj pohon se është “viktimë” e komedianëve rusë!

Pas Zaevit, edhe Haradinaj pohon se është “viktimë” e komedianëve rusë!

Publikuar më: 19:33 12-07-2019

Gjatë ditës së sotme media ruse ‘Rusia 24’ ka publikuar bisedën që e ka bërë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me dy komedianët rusë, të cilët u prezantuan si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

‘Ju uroj sinqerisht suksese për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin dhe do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet’, ka thënë Haradinaj gjatë bisedës së pretenduan me ish presidentin ukrainas.

Pas kësaj video, kryeministri Haradinaj ka deklaruar se këta dy persona nuk janë komedianë, por agjentë rus.

Haradinaj e ka konfirmuar këtë qëndrim edhe me anë të statusi në rrjetin social Facebook.

Gjatë telefonatës, komediani i cili imitonte Poroshenkon, i është përgjigjur se nëse ai fiton, do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

Haradinaj deklaroi ditën e djeshme se gjatë telefonatës së imituar nga komedianët rus, ka pasur për qëllim fokusimin te kauza e Kosovës.

Ndërkohë më parë pre e komedianëve rus ka rënë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, madje ai ka pranuar se ia ka dhënë ai numrin e kryeministrit të Kosovës komedianëve rus duke menduar se po ia jepte ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenkos.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943