IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Pas zënkës me Noizyn, Enca rikthehet në OTR?! [FOTO]

Pas zënkës me Noizyn, Enca rikthehet në OTR?! [FOTO]

Publikuar më: 20:25 17-02-2017

Nuk kanë kaluar ende një javë nga “sherri” i Noizyt dhe Encës, sherr ky që u kthye në objekt diskutimi, mbi të cilin u hodhën dyshime se ishte thjesht një show. Molla e sherrit ishte pikërisht intervista e Encës për kontratën e firmosur me Universal, ku u akuzua nga Noizy se nuk ka shprehur mirënjohje ndaj OTR, dhe deri në momentin kur ta bënte këtë gjë, është jashtë grupit.

Mirëpo ditën e sotme, Enca ka postuar një foto në Snapchat, ku shfaqet me një nga anëtarin e grupit OTR, reperin Varrosi, i cili ka ngritur “treshat” lart. Të jetë kthyer Enca në grup vallë apo thjesht ka ruajtur miqësinë me Varrosin?!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033998489379883