U bënë disa vite tashmë që këngëtaret Ronela Hajati dhe Samanta Karavella nuk flasin me njëra tjetrën.
Shkaqet për prishjen e miqësisë së tyre nuk u bënë asnjëherë publike sepse vajzat preferuan që konfliktin ta mbajnë mes njëra tjetrës pa dashur të përfshijnë mediat. Sot, konflikti i tyre është lënë mënjanë mirëpo duket se Young Zerka, i ftuar në ‘Shiko kush Luan’ na e solli sërish në vëmendje.
Në lojën me ‘Paintball’ artisti i njohur ka goditur dy herë portretin e Samantës. Në fillim për pyetjen se ‘Cili ose cila nga personazhet në tabelë nuk e meriton famën që ka’ dhe herën e dytë për pyetjen ‘Me cilin/ën artistë nga tabela nuk do të realizonte asnjëherë një bashkëpunim’.
Siç duket, në konfliktin e Ronelës dhe Samantës është përfshirë edhe Zerka i cili prej kohësh flitet se është në një marrëdhënie dashurie me Ronelën edhe pse ata ende nuk kanë pranuar hapur diçka të tillë.
“Goditjet” në ‘paintball’ ama, folën shumë!