INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas zhurmës në emisionin 'Një kat më lart' paqe mes Valbonës dhe Artjolës?[FOTO]

Pas zhurmës në emisionin 'Një kat më lart' paqe mes Valbonës dhe Artjolës?[FOTO]

Publikuar më: 13:14 15-02-2018

Vetëm disa javë me parë, intervista e Valbona Memës në programin "Një kat më lart" të moderatorit Ermal Peçi u shndrrua në lajmin e gjithë portaleve shqiptare.

Biseda me këngëtaren ishte e gjitha e mbushur me lajme e zhvillime nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Vetëm në fund të intervistës këngëtarja tha se do ti tregonte diçka ekskluzive Ermalit duke thënë se Artjola po e luftonte prej vitesh e se po ndërhynte tek buka e fëmijëve të saj.

Por lind pyetja, çfarë ka ndodhur me këngëtaret pas kësaj interviste?

Së fundmi Valbona ka qenë e ftuar në një event në kryeqytet dhe është intervistuar nga gazetari i emisionit “Një kafe me Labin” në lidhje me deklaratën që bëri dhe raportin që ka me Artjola Toskën.

Pyetja e gazetarit: “Doja të pyesja për një lajm që ka qarkulluar shumë nëpër media, në lidhje me një deklaratën tënde kundër Artjola Toskës, pse u bë një deklaratë e tillë dhe a ke marrë ndonjë përgjigje?”

Jo ajo nuk ka qenë thjesht një deklaratë, çdo gjë ka ardhur shumë mirë, është sqaruar çdo gjë. Në një moment tjetër neve do të dalim dhe do të sqarojmë opinionin publik gjithsesi ne jemi dy mikesha dhe dy këngëtare që duhet të përfaqësojmë denjësisht muzikën shqiptare”, është shprehur Valbona Mema.

Në fund gazetari ka vendosur ta ngacmojë përsëri Valbonën duke e pyetur për arsyen se pse është bërë kjo deklaratë.

Valbona është shprehur se ajo nuk ishte një deklaratë por ishte thjesht një ftesë për të biseduar...

srtgy_qw45.PNG

segmu_w34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037741661071777