Një shoferi i një autobusi të transportit publik është arrestuar këtë të martë në Tiranë, pasi po transportonte 95 pasagjerë në gjendje të dehur. Policia rrugore ka vënë në pranga N.K., 59 vjeç, shofer i autobusit të linjës “Institut Bujqësor – Tiranë”.
Policia thotë se arrestimi i tij u bë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, pas ankesave të pasagjerëve.
“Në rrugën “29 nëntori” konstatuam një autobus të linjës “Institut Bujqësor – Tiranë” duke qarkulluar në mënyrë të çrregullt. Nga verifikimi me aparatin alkool testues, drejtuesi i autobusit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili në momentin e ndalimit nga policia rrugore, po transportonte me autobus rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l, në këto kushte drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”, sqaron policia.
Policia rrugore falënderoi pasagjerët e autobusit për adresimin në kohë të shqetësimit duke parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda.