Policia ka finalizuar operacionin “Përshpejtimi”, duke vënë në pranga një shtetas arab dhe 2 shqiptarë.
Arabi, në bashkëpunim me dy shtetas shqiptar, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane se mund t’ju siguronin pasaporta të shtetit shqiptar në këmbim të një shume të konsiderueshme në euro që shkonin mbi 20.000 euro.
Mësohet se u arrestua sT. M., 41 vjeç, lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja M. M., 49 vjeçe (të dy shtetas shqiptar).
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke u kamufluar si investitor dhe partner për investime në Shqipëri, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane të cilët shfaqnin interes se mund t’ju siguronin atyre pasaporta të shtetit shqiptar për shuma që varionin mbi 20 000 euro.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe është provuar se shtetasit e lartpërmendur ndërmjet një zyre binjakëzimi midis Emirateve të Bashkuara dhe Tiranës, ju kanë marrë disa shtetasve shuma të konsiderueshme në euro duke ju premtuar leje qëndrimi dhe pasaporta shqiptare (por që nuk kanë bërë të mundur dot as aplikimin për dokument të tillë si pasaporta dhe leja e qëndrimit për shkak të rregullave dhe dokumenteve strikte që kërkoheshin nga zyra e kufirit dhe migracionit).
Në cilësin e provës materiale janë sekuestruar:
- Zyra në Tiranë e shtetasit të arrestuar arab;
- Tre njësi kompjuterash të ndryshëm;
- Një aparat celular;
- Dokumenta të ndryshme.