Nëse e keni këtë pasaportë, atëherë mund të lëvizni të lirë në plot 190 shtete të botës.Bëhet fjalë për pasaportën japoneze, e cila renditet e para sipas Henley Passport Index të publikuar këtë tetor.
Pasi ka arritur lëvizjen e lirë edhe me Mianmarin, bartësit e pasaportës japoneze tashmë mund të lëvizin pa viza në 190 destinacione, duke lënë pas pasaportën e Singaporit me 189 destinacione.
Gjermania, Franca dhe Koreja e Jugut renditen në vend të tretë me 188 destinacione pa vizë. Por edhe me një pasaportë shqiptare mund të lëvizni të lirë, jo pak por në plot 114 destinacione, duke bërë që pasaporta e vendit tonë të renditet e 49-ta. E ndërsa me atë të shtetit më të ri europian, Kosovës, mund të udhëtoni në 44 destinacione pa qenë nevoja të pajiseni me vizë.