E dini cila është pasaporta më e fuqishme me të cilën mund të udhëtoni kudo pa e vrarë mendjen?
Nuk është për t’u çuditur si një nga vendet më të fuqishme ekonomike, pasaporta japoneze është cilësuar si pasaporta më e fuqishme e botës.
Indeksi Henley ka publikuar listën e pasaportave më të fuqishme për vitin 2018.
Duke patur një pasaportë japoneze ju mund të udhëtoni pa viza në rreth 190 destinacione.
Në vend të dytë vjen pasaporta e Singaporit e cila ju lejon të udhëtoni në 189 vende pa patur nevojë për një vizë.
E sa i përket shteteve europiane por edhe në renditjen botërore vendin e tretë e zë Gjermania, duke zotëruar një pasaportë gjermane ju keni mundësinë të udhëtoni më shumë.
Në vend të tretë po ashtu renditet edhe Koreja e Jugut dhe Franca. Ju keni mundësinë të udhëtoni në plot 188 shtete pa patur nevojë për vizë.
Me një pasaportë amerikane dhe britanike kaloni në 186 destinacione. Kujtojmë se në vitin 2015 pasaporta amerikane dhe angleze ishin më të fuqishmet por siç duket sot, renditja është krejt ndryshe.
Në vend të fundit renditen Iraku Afganistani me pasaportën e të cilave udhëtoni pa viza në 30 destinacione.
Sa i përket dy nga shtetet më të fuqishme Rusia dhe Kina janë në vend në 46 dhe në vend të 47.
Indeksi Henley i Pasaportave rendit pasaportat më të fuqishme duke marrë parasysh mundësinë që të japin të udhëtosh në sa më shumë vende pa patur nevojë për një vizë.