Do të jenë 5 dhe do t’ia shtojnë edhe më shumë ngjyrat javës suaj.
Dhe këtë do t’ua ofrojë emisioni më i ri “Pasditja ime” me 5 prezantuesit e ndryshëm, për 5 ditët e javës, me 5 ngjyra të ndryshme. Ndaj zgjidhni ngjyrën:
E hëna me Erjona Rusin
E marta me Balina Bodinakun
E mërkura me Erjona Shehun
E enjtja me Estela Ujka
E premte me Eraldo Rexho
"PASDITJA IME" nga e hëna në të premte ora 17:00 në RTSH1-HD.
Ky emision mban firmën e gazetares së njohur Rezarta Nika, si autore. Ajo ka prodhuar shumë emisione të tjera në vite dhe të gjitha të suksesshem, çka tregon se RTHS të paktën së fundmi e ka marrë seriozisht premtimin për të kaluar në një stad tjetër më modern dhe me emisione konkuruese.