Përgjaken Pashkët në Sri Lanka.
Tre kisha dhe tre hotele me pesë yje janë goditur nga shpërthimet. Sipas raportimeve thuhet se janë vrarë 100 vetë dhe plagosur mbi 500 të tjerë.
Shpërthimet e kishave thuhet se ndodhën gjatë shërbimeve të Pashkëve dhe në mesin e viktimave mund të ketë edhe turistë. Imazhet grafike dhe pamjet e ndara në mediet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit pas shpërthimeve vdekjeprurëse të mëngjesit të sotëm.
Tre hotele me pesë yje thuhet se janë goditur nga shpërthimet; ‘Shangrila’, ‘Cinnamon Grand’ dhe ‘Kingsbury’.
Kryeministri i Sri Lanka, Ranil Wickremesinghe do të zhvillojë një takim urgjent për të kuptuar më shumë për atë çka ndodhi.