Me rastin e festës së Pashkëve ortodokse në kishën e Shën Gjergjit në Fier kanë bërë urimet dhe janë takuar me imzot At Nikolla, drejtues të pushtetit vendor dhe drejtues të forcave politike PS, PD dhe LSI. Në këtë mesazh urimi për shëndet, begati e paqe nuk u harruan mesazhet për politikën.
Ish-deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi tha se politika e këtyre 6 viteve është politikë agresive, politikë e mbrapshtë dhe ka vepruar në të keqen e shqiptarëve.
Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj thjeshtë uroi të gjithë shqiptarët, pa adresuar sulme.
Ndërsa socialisti Xhevit Bushi në këtë mesazh urimi parafolësit e tij i quajti politikanë të rrugëve.