INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi ai “i mbylli derën” Fifit, Semi flirton me Granitin?! Ja ç’ka bërë, reagon konkurrenti simpatik!

Pasi ai “i mbylli derën” Fifit, Semi flirton me Granitin?! Ja ç’ka bërë, reagon konkurrenti simpatik!

Publikuar më: 10:28 25-10-2021

Pas afrimitetit të tyre në “Big Brother VIP”, Graniti i çuditi të gjithë kur tha se nuk e sheh dot Fifin më shumë se shoqe dhe se nuk kanë të ardhme bashkë si çift. Më pas, ai ka siguruar këngëtaren, se nuk pëlqen asnjërën nga vajzat e tjera në shtëpi, ndonëse Fifi më parë kishte shprehur xhelozi për Semin.

Sapo ata kanë sqaruar raportin, duket se kjo e fundit ka nisur të flirtojë me Granitin. Paraditen e sotme, teksa konsumonin së bashku kafen e mëngjesit, ajo është ‘magjepsur’ nga sytë e modelit.“Uaua çfarë sysh. Po ti shoh tani dhe ke copëza me shumë ngjyra brenda në të”- i tha Semi.

Po ashtu, banorët vendosën që të festojnë suksesin e provës javore duke konsumuar disa prej frutave të cilat përfituan nga kjo sfidë dhe Semi i kërkoi Granitit t’ia përgatiste, dhe ai pranoi me kënaqësi. Mirëpo, teksa po e vëzhgonin gjatë punës së tyre, Sheila nuk nguroi t’i hidhte ish-futbollistit një batutë e cila nuk u prit me të njëjtin humor edhe nga ana tjetër. “Po e përgatis me dashuri për Semin”- i tha Sheila-Granitit, i cili iu përgjigj se në fakt po e përgatiste për Fifin. Pas këtij veprimi, Semi e cila po priste të konsumonte ushqimin nga Graniti, u shpreh se ishte ofenduar.

Mirepo, i pyetur nëse pëlqen ndonjë vajzë tjetër në shtëpi, Graniti tha i bindur “Jo”.

“Të betohem që nuk e kam menduar, më shih në sy dhe e kupton, a jam i qartë? Tu betova. Mos e hap më këtë temë. Thjesht nuk ndiej për asnjërën nga aspekti i dashnisë”, tha Graniti.

Fifi nga ana tjetër, pranoi për herë të parë se as ajo nuk do të donte një lidhje romantike mes saj dhe Granitit.

“Kuptova që thjesht të pëlqej, nuk dua të kem një lidhje me ty. Nëse do doja të të puthja do ta bëja. Kur të thash që s’të dua si vëlla, ta thashë për arsyen se kam persona të tjerë më të rëndësishëm jashtë që i quaj vëllezër“,- tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158