Melinda është një nga reperet e reja më të suksesshme në tregun muzikor të momentit.
Shifrat e shikimeve në videoklipet e saj janë vërtet impresive dhe reperja vazhdon të nxjerrë akoma edhe më shumë projekte të reja.
Vitin e kaluar Melinda pati një debat publik me Taynën, së cilës më pas i kërkoi falje të cilën kjo e fundit nuk e pranoi.
Para pak ditësh gjithashtu Melinda nxorri një video ironizuese të këngës "Bye Bye" nga dyshja Tayna - Dafina duke e krahasuar me pjesën që ato kanë huazuar nga kënga e Drake - Mob Ties.
Dhe vetëm në ditën e sotme reperja nxorri projektin më të ri "A po Don Pak", ku shfaqet si një mbretëreshë e vërtetë.
Në një pjesë të këngës ajo gjithashtu repon: "Krejt po folin, e nxorra lojin prej balte", duke iu drejtuar edhe njëerë të gjithë estradës dhe duke i bërë të qartë të gjithëve se ishte pikërisht ajo që po e bën interesante komunitetin e Hip - Hopit.