Pak ditë më parë një ndër lajmet më të komentuara ishte se koreografi Albi Nako mendohet të jetë në një lidhje me balerinën e njohur, Alba Hoxhën. Ata u kapën ‘mat’ nga media online shqiptare ku shiheshin në Bruksel, apo edhe në Paris por nuk vonoi shumë dhe Albi e pranoi që është me Albën jashtë shteti. Mirëpo e mohoi që janë në një lidhje, pasi janë për punë dhe me atë rast edhe për qejf.
Edhe ‘motër’ Klaudia nuk ndodhet vetëm, por e shoqëruar. Këtë e ka treguar përmes një fotoje në Insta Story, ku siç shihet edhe Pepa është duke punuar me mashkullin në foto, i cili quhet Fabrizio Prolliki. Madje lajmëron klipin e ri në kanalin e saj VEVO./intv.al/