INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Anna Lika ''u bëri'' DISS repereve shqiptare, Tayna, Rina, Baby G, reagon sërish ajo: Ishalla s’më...[FOTO]

Pasi Anna Lika ''u bëri'' DISS repereve shqiptare, Tayna, Rina, Baby G, reagon sërish ajo: Ishalla s’më...[FOTO]

Publikuar më: 20:56 03-07-2018

Së fundmi reperet shqiptare duket se nuk i kanë mjaft të mira marrëdhëniet me njëra-tjetrën. Fakti që Rina Balaj e quajti veten Mami i repit, nuk i ka pëlqyer aspak Tayna-s dhe Baby G-s.

“U bënë shumë reperka po këto e dinë kush është mami.”- thotë Rina në këngën e re ‘Mami’.

“E si t’më nijn mu, as ty mo nuk t’knohet. Kush është mami”, ja ka kthyer Tayna Rinës në këngën e re që titullohet ‘Shqipe’.

Mirëpo edhe Baby G nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se ajo është ‘Mami’ e vërtetë. Në foton e fundit ajo ka shkruar për Rinën “Klikimet e rreme të bëjnë të lumtur? Po unë kam turmën gjithmonë. Ku je ti mami?”.

Sherrin e repereve shqiptare e ka komentuar edhe aktorja e njohur Anna Lika. Nëpërmjet një postimi në Instastory, teksa ka pozuar me mikeshën e saj, ajo nuk ja ka përtuar vajzave:

“Jo mami njëra, jo mami tjetra. ‘Mamat’ këtu jemi ne!”- ka shkruar aktorja me humor në foton e publikuar.

jomab.png

 

E pas disa lajmeve që kanë qarkulluar në mediat online, ka reaguar sërish Anna Lika ku shkruan në instastory: Ishalla smë bëjnë ndonjë këngë diss se kush rri i futet këngës(rrepimit) tani 30 vjeç. “

diss.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041201114654541