Këngëtarja e njohur Britney Spears, rreth dy ditë më parë ndau me fansat një lajm të hidhur, duke na treguar se po kalonte disa probleme familjare.
Britney mori vëmendjen e të gjithëve pasi njoftoi me këtë rast, se do të linte në pritje të gjithë show-t e saj për arsye familjare. Ndërsa tani është fotografuar në shoqërinë e të dashurit të saj, Sam Asghari teksa blinin hamburger në Kaliforni. Këngëtarja është e lidhur me djaloshin në fjalë që në 2016-ën dhe gjërat duket se po shkojnë mirë.
Kujtojmë se Britney vendosi të distancohet nga muzika për shkak të problemeve shëndetësore që ka babai i saj prej kohësh. Siç edhe këngëtarja u shpreh, në këto momente është e rëndësishme t’i dedikohet familjes.