Në media bëri bujë disa ditë më parë një video e Arbenita Ismailit, të dashurës së Feros, teksa shfaqej në momente private me një ish të dashur të saj vite më parë. “Merreni si ta doni por unë e dua të dashurin tim, Fero, dhe këto gjëra të kota nuk do të na ndajnë kurrë. Nuk jemi ndarë asnjëherë dhe dëshirojmë ta mbajmë lidhjen sekrete”, u shpreh ajo për këtë video. E ndonëse në media bëri bujë kjo video, ka reaguar së fundmi Fero, i cili duket se nuk është prekur nga kjo video. Fero ka publikuar një Instastory me Arbenitën, përbri së cilës ka shkruar “Dashuria ime e përjetshme”, duke shprehur dashurinë për modelen.
Pas këtij postimi ka reaguar edhe Arbenita e cila ka publikuar një “screenshot” nga biseda e saj me Feron teksa po puthnin njëri-tjetrin virtualisht.