Bebe Rexha është rritur larg Shqipërisë, por kjo nuk e pengon të njohë traditat e vendit të saj dhe t’ua tregojë ato gjithë botës. Mbrëmjen e djeshme, Bebe ka qenë me disa miq duke festuar ditëlindjen e një mikeshe, por festa duket se është bërë akoma më shumë argëtuese, kur këngëtarja u mëson të kërcejnë vallen shqiptare.
Në sfond dëgjohet kënga “Hatixhe” dhe Bebe që ndjek ritmin, ndërkohë që miqtë ndjekin hapat sipas radhës. Ndonëse jo shumë e thjeshtë, Bebe dhe vëllai i saj ja kanë dalë për tu mësuar vallen edhe atyre. Sigurisht që këto video i kanë pëlqyer shumë Capital T-së dhe e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram ku ka falënderuar Beben dhe shkruan: Duke i mësuar botës rreth kulturës dhe traditës shqiptare”.