Padyshim fejesa e tij e papritur bëri shumë zhurmë mediatike, askujt nuk ia priste mendja që reperi i njohur shqiptarë Stresi, do të fejohej kaq shpejt dhe kaq papritur
Një ditë më parë Stresi, i surprizoi të gjithë duke publikuar disa imazhe nga fejesa e tij me Keisin, bukuroshen e cila i ka vjedhur atij zemrën prej 3 vitesh.
Në fotot e postuara ditën e djeshme nga Stresi, u kuptua qartë se dyshja po shkëmbenin unazat e fejesës.
Por menjëherë pas ceremonisë së fejesës, dyshja ka braktisur Shqipërinë. Kështu të paktën kuptohet nga një video e postuar nga “Gazeta Express”, ku Stresi dhe Keisi shihen me valixhe në dorë duke hyrë në terminalin e aeroportit të Rinasit.