Don Xhon ka kaluar kufijtë dhe simpatinë e ka marrë atje ku më së paku mund të na merrte mendja, në Rusi.
Është modelja ruse, Ariana Lirey, e cila ka shprehur publikisht pëlqimin për reperin nga Drenasi duke bërë edhe tatuazh fytyrën e tij.
Por bukuroshja ruse nuk është ndalur me deklaratat e saj të forta që shprehin pëlqimin e madh të saj ndaj artistit.
Së fundmi ajo përmes një video në rrjete sociale ku vinte në pah tatuazhin shkruajti në shqip: ‘’Ju jeni gjithmonë me mua’’.
Më pas ajo tha se në dashuri nuk ka fe e as nacionalitet duke treguar kështu se pëlqimi i saj ndaj djaloshit shqiptar me emrin e vërtetë, Xhonatan Isufi, mund të ketë kaluar në dashuri dhe ndjenjë më të fortë.
/>
Ndryshe reperi sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titullin ‘’Unë foli i fundit’’, me të cilin mori vëmendje të madhe për faktin se teksti është diss, të cilin siç e sqaroi më vonë, ishte për artistët e vjetër që nuk janë mikpritës për artistët e rinjë që futen në skenë.