Shihni çfarë ka bërë ai!
Shenja e shqiponjës me duar është bërë e njohur tashmë si simbol i shqiptarëve dhe këtë me sa duket e dinë edhe të huajt. Ndaj këngëtari i njohur Daddy Yankee, i cili mbrëmjen e së premtes mbajti një koncert në Tiranë, ka përshëndetur ndjekësit e tij në Tiranë pikërisht me këtë shenjë.
Që në fillim të koncertit këngëtari u shpreh shumë i lumtur që më në fund vizitoi edhe Shqipërinë.
Ai performoi për rreth 90 minuta ku të pranishëm në koncert ishin gjithashtu reperi i njohur shqiptar Ledri Vula dhe këngëtarja Enca.
Por siç duket këngëtarit latin i ka pëlqyer shumë performanca në Tiranë dhe në rrjetin e tij social Instagram ka ndarë një seri fotosh ku është shprehur i lumtur për këtë koncert.
Madje në një nga fotot, një fanse e ka pyetur nëse është veshur KUQ E ZI prej ngjyrave shqiptare dhe ai është shprehur “Po, e vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen”. E në çdo koment që ka kthyer ka vendosur flamurin shqiptar.
Ai ka publikuar edhe një video me momentet më të bukura gjatë qëndrimit në vendin tonë.