Sherri mes tyre nisi nga një Instastorie e postuar nga Enca ku thoshte se gjatë kohës që kryente marrëdhënie, thërriste emrin e saj.
Këtë deklaratë të këngëtares Dasara nuk ngurroi ta ironizonte, ironi kjo që u pasua nga ofendimet e së motrës, Uindit. Për këtë pjesë gazetarja u pyet teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’ në INTv.
Dasara i tha Ermalit: ‘Mendoj se nuk ka vlerë. Nuk e dija që motra e Encës ishte karnaval. Madje goxha më e vyshkur. Ekrani e ka humbur funksionin e tij, mediat online. Normal që do më bënte përshtypje deklarata e saj që kur bëntë seks përmendte emrin e saj. S’ështe normale. Si një pjeshke e ‘vyshkur’ që jam nuk përmend emrin tim gjatë seksit’.
Këto fjalë e kanë irrituar së tepërmi Uindin i cila nuk rezervohet në fyerjet e radhës ndaj Dasarës.