Fatmir Hysenbelliu është shndërruar në një prej meshkujve beqarë më të lakmuar të Tiranës dhe jo vetëm. Herë pas here nuk nguron të ndajë me miqtë dhe ndjekësit jetën luksoze që bën nëpër botë, por as gëzimet e veçanta.
Ai ndan foto me ndjekësit herë pas here dhe femra të bukura nuk ngurojnë t’i komentojnë, por jo gjithmonë i tërheqin vëmendjen. Ditën e djeshme, teksa postoi një foto nga eventi i famshëm i amFAR, një fanse u tall me foton e Fatmirit, por biznesmeni nuk e priti mirë komentin e saj dhe filluan të debatojnë në komente, të cilat shkuan deri në pikën që ai e ofendoi.
Mirëpo sot i hodhëm një sy sërish fotos së Fatmirit, por ai i paska fshirë komentet, por foton jo. Siç duket Fatmirit i pëlqen shumë fotoja që vajza e talli.