INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi degjeneroi gazetaren, kjo e fundit i kthehet keq Ermal Mamaqit[FOTO]

Pasi degjeneroi gazetaren, kjo e fundit i kthehet keq Ermal Mamaqit[FOTO]

Publikuar më: 10:21 04-10-2017

Ditët e fundit Ermal Mamaqi ka nisur një sherr me gazetarën e quajtur Kilda. Komediani ka reaguar shumë ashpër ndaj nëj shkrimi të bërë rreth tij teksa pretendon se gazetarja që e ka kontaktuar  në WhatsApp për ta pyetur për sherrin  e nisur me moderatorin shqiptar, pas bisedës së bërë, ka shkruar lajm të pavërtetë.

Mënyra e tij për t’u hakmarrë ndaj saj ishte publikimi i fotos së vajzës me bisedën, ku dukej edhe numri i saj i telefonit. Krah fotos ai shkruante: “Kini kujdes nga kjo vajzë kolegë...Po të shkruajti sms ose ti flasësh në telefon ta merr bisedën e ta bën lajm. Turp të kesh Kilda”. Edhe pse më pas ai e ka fshirë postimin, pasi e ka kuptuar se i ka cënuar privatësinë gazetares, kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ajo vetë.

Reagimi i saj ka qenë pas 3 ditësh, gjë kjo që tregon se mes tyre nuk është qetësuar aspak situata.

“Meqë thonë se çudia më e madhe zgjat tre ditë, vendosa të reagoj në ditën e tretë për t'ju bërë të gjithëve të kuptoni se në fakt çudira të tilla zgjasin më shumë.

Kërkova një prononcim me shumë mirësjellje nga Ermal Mamaqi, pasi ma dha e bëra lajmin (në mënyrë shumë etike sigurisht sipas të gjitha rregullave të Gazetarisë), moderatorit nuk i pëlqeu aspak. Në mënyrë hakmarrje vendosi të publikonte foton dhe numrin tim në fun pag-en e tij. Që prej të dielës, telefoni im vazhdon të mos pushojë nga njerëz të ndryshëm.

Vetëm se i kërkova një prononcim u cilësova si joprofesionale por nuk di se si një profesional mund të të publikojë numrin në Instagram dhe akoma nuk di se si një profesional mund të jetë në krye të një portali që në fakt vetëm gazetarë profesional nuk duket se ka.

Siç shoh nuk duhet ta marr si ofendim sepse gazetarët e Ermal Mamaqit (një, ja qameti dy) s'kanë lidhje fare me gazetarinë ndaj dhe ai s'ka etalon matës për të më gjykuar mua.

Më vjen keq që si gazetar që nuk je, disinformove edhe kolegët që të kishin frikë nga unë, shumicën prej të cilëve unë i njoh, i kam intervistuar dhe kanë mbetur të kënaqur, sepse janë profesionalë.

Gjithsesi unë do vazhdoj të të ndjek nga ekrani sepse edhe ndonëse nuk je aspak profesional sepse s'je gazetar, si humorist je i paparë!

Profesionalët nuk hakmerren, madje dhe duartrokasin aty ku duhet. Kam përshtypjen këtu ndahemi ne të dy dhe më mirë kështu...,”-përfundon Kilda në profilin e saj në Instagram.

dtujyi.png

 

jhjk.png

Article Logic
Execution time: 0.0039441585540771