Reperi më i famshëm shqiptar Noizy mori një vëmendje të madhe ditët e fundit me deklaratën e tij drejtuar studentëve protestues, të cilët prej 14 ditësh vazhdojnë të protestojnë përpara kryeministrisë për të drejtat e tyre.
Fakti që atë deklaratë, ku vihej re qartë që nuk ishte stili i tij, pasi ishte shkruar pa gabime drejtshkrimore dhe me një rrjedhë logjikë larg asaj të reperit, Noizy u sugjeronte studentëve “dialog”, bëri që kundrejt tij të vërsuleshin shumë fansa, të cilët i kërkonin që të qëndronte larg politikës dhe të mos bëhej vegël e askujt.
Ndërkohë që së fundmi ai është “denoncuar” nga një faqe e njohur në Instagram, “Richkidstirana” “Fëmijët e Pasur të Tiranës”, për favorizime të ndryshme që, sipas tyre, merr nga segmente të ndryshme të shtetit.
Ata kanë publikuar dy fotografi, ku në njërën prej tyre reperi i njohur shqiptar ka parkuar në një vendparkim të rezervuar për invalidët.
“Shikoni ku parkon Noizy dhe nuk merr gjobë!! Sepse njef Lali Erin!! ???????? “, shkruan faqja “RichkidsTirana”.