Historia e djalit nga Berati, Edlir Reka ka qarkulluar në media për historinë e mashtrimit që ai rrëfeu tek emisioni i pasdites së Rudina Magjistarit. Pasi u zbulua e gjitha skena e tij e mashtrimit dhe rrëfimi krejtësisht tjetër, Rudina ditën e hënë e riftoi sërish në program në mënyrë që Edliri të sqaronte njëherë e mirë këtë histori.
Por Rudina ishte gjithashtu një ndër më të kritikuarat lidhur me këtë ngjarje, për faktin se reagoi pasi u zbulua ky mashtrin, mirëpo kjo gjë e ka shqetësuar shumë moderatoren e njohur dhe ka reaguar publikisht.
Sqarimi i Rudinës:
“Ç’skandal kishte plasur? E gjitha u bë publike vetëm pasi unë gërmova dhe u binda për historinë e manipulimit. Ishte vetëm një koment sinjalizues, ai që më bëri të kërkoj.
E postoj më pas në Instastory-in tim. Atëherë filluan të gjitha komentet në Instagram dhe publiku dëgjoi për herë të parë për këtë histori mashtrimi, e cila më vendoste përpara përgjegjësisë për ta sqaruar sërish me të njëjtin publik që e dëgjoi ndryshe disa ditë më parë.
Kur ky djalë u ftua nga ne, e kishte thurur shumë bukur gjithçka. Kishte dalë disa herë përpara në televizione të tjera dhe kishte dhënë disa intervista nëpër portale të njohura shqiptare për fitoret e tij.
Është e lehtë të thuash tani “si s’u verifikua”, por ajo që ne bëmë është që e zbuluam dhe demaskuam menjëherë një demaskim publik.
Dhe dhamë mesazhe shumë të rëndësishme për shoqërinë dhe mbi të gjitha për rininë shqiptare. Në vend që të merreni me modelin shoqëror, efektin e kësaj historie, kapeni me njerëzit që përpiqen çdo ditë me shumë mund të bëjnë mirë dhe me përkushtim punën e tyre.”