Bashkëpunimet janë kthyer në trendin e fundit në muzikë.
Më të suksesshmit, duket të jenë ato mes këngëtarëve nga Shqipëria dhe atyre nga Kosova. Pikërisht një nga rreperat kosovarë, pjesë e Babastars, Cozman, po tenton të sjellë një duet me një këngëtare shqiptare dhe ajo është Samanta Karavella.
Por kjo vjen pas dështimit të bashkëpunimit që rreperi synonte me Luana Vjollcën.
Ende nuk është e qartë si kanë shkuar gjërat mes dyshes dhe cila ka qenë pengesa për realizimin e duetit në fjalë, por derisa mjegullnaja të kthjellohet, prisni të shijoni produktin e kolegëve Cozman dhe Karavella. Ky do të jetë bashkëpunimi i radhës për këtë verë i Samantës e cila vetëm 2 javë më parë, publikoi duetin “Na e dina” me Gent Fatalin, një tjetër rreper nga Kosova.