Në puntatën e fundit të “Për’Puthen” pati emocione dhe deklarata të forta nga konkurrentët. Ndërkohë që disa nga pjesëmarrësit dolën beqarë nga programi i dashurisë, sezoni i parë i emisionit nxori çift Muratin dhe Olën.
Pasi i dhanë fund rrugëtimit të tyre televiziv, dyshja zbuloi edhe plane të tjera për marrëdhënien e tyre.
E pyetur në studio se çfarë do të ndodhë më 1 qershor, pasi vetë çifti e përmendi këtë datë, Ola zbuloi se kanë plan të bashkëjetojnë sapo Murati të ndryshojë shtëpinë.
“Murati do të ndryshojë shtëpi dhe më ka ftuar në shtëpi për pjesën e bashkëjetesës,” u shpreh bukuroshja brune, teksa i riu turk shtoi: “Unë e kam qef Olën dhe ajo mua dhe pse jo të bëhemi një çift”.
Ola tregoi gjithashtu në studio se një ditë më parë kishte vizituar Muratin në ambjentet e tij të punës, pa e lajmëruar më herët. Aty kishte takuar ortaken e tij dhe hallën gjithashtu. Kjo gjë i ka krijuar asaj besim.