Si çift ata janë pëlqyer gjithmonë nga publiku pasi janë paraqitur gjithmonë në sintoni dhe në dashuri përrallore me njëri-tjetrin.
Vetëm dy ditë më parë diskutimi publik u kthye në kaos pas daljes së lajmit se Xhensila është shtatzënë, lajm ky i cili u përgënjeshtrua nga motra e Besit.
Dhe pas gjithë atij kaosi që u shkaktua, duket se çifti ka vendosur të pushoj duke u nisur për në Santorini një zonë turistike shumë e famshme në Greqi.
Këtë na e ka treguar vetë Besi i cili ka postuar një foto në Instastory të një pjate tradicionale me perime nga Santorini duke shkruar: “Çfarë pamje ë?”
Po ashtu edhe Xhensila ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet në pamje fantastike e Santorinit.