Vetëm dy ditë më parë mediat e huaja përhapën lajmin se Demi Lovato u shtrua me urgjencë në spital. Shkak për gjendjen e vështirë të saj u bë mbidoza e konsumimit të lëndëve narkotike. Situata e saj i preku të gjithë, edhe kolegët e këngëtares të cilët u sensibilizuan dhe u lun për Demin. Për fat të mirë shëndeti i 26 vjeçares u përmirësua dhe sot ajo ka dalë nga spitali. Demi është kthyer në shtëpi dhe është duke u mbajtur nën kontroll nga mjekët. E vetëdijshme për problemet e saj, Demi ju është drejtuar qendrave rehabilituese si shërim i vetëm për të hequr dorë nga mbidoza.