INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Drake i vodhi këngën dhe i bllokoi komentet, reperi shqiptar zbulon vendimin që ka marrë, i drejtë?! [FOTO]

Pasi Drake i vodhi këngën dhe i bllokoi komentet, reperi shqiptar zbulon vendimin që ka marrë, i drejtë?! [FOTO]

Publikuar më: 21:38 03-07-2018

Albumi më i ri “Scorpion” i reperit kanadez Drake, ka ngjallur jo pak debate. Fillimisht ai pranoi në një nga këngët e albumit se ishte bërë baba i një djali.

Mirëpo reperi shqiptar Elinel pretendon se një nga këngët në albumin e Drake është e kopjuar.

Sipas Elinel, kënga “Can’t take a joke” është identike me këngën e tij “Bullet”, të publikuar në vitin 2012. Elinel krahasoi në rrjetet sociale dy këngët, ku pretendon se janë identike.

“Ju tregova, unë vi nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime”, ka shkruar Elinel në mbishkrimin e videos.

Mirëpo, Drake nuk ka qëndruar i heshtur përballë kësaj situate. Reperi kanadez i ka bërë “block” në komente Elinelit dhe këtë na e tregoi reperi shqiptar me anë të një postimi në “InstaStory”.

Për të folur rreth kësaj, Elinel ishte mysafir në emisionin NIN në Klan Kosova, ku tregoi edhe disa gjëra të tjera, si dhe si do veprojë pasi Drake ia mori këngën.

Ai u shpreh në emision se nuk ka patur kontakt mes tij dhe menaxherave të Drake, por mendon se duhet vlerësuar kjo situatë.Elinel tha që e kanë kontaktuar shumë kompani ndërkombëtare dhe nëse ndërtohet një çështje solide do ngrejë padi ndaj tij për të drejtën autoriale dhe plagjiaturë. Mirëpo tha që më parë duhet vlerësuar ligjërisht se çfarë është në të vërtetë plagjiatura, ama tha që muzika është 100% e njejtë dhe mjafton të dëgjosh të dyja këngët. Elinel tha gjithashtu se do i kërkojë para Drake-ut si dëmshpërblim.

elinel.png

 

Të shohim si do të shkojë kjo punë!

Article Logic
Execution time: 0.0040237903594971