Elvana Gjata ka mbajtur një koncert recital në Tiranë më 3 shkurt, me rastin e ditëlindjes së saj, ku ishin të ftuar 100 miqtë e saj më të mirë dhe të gjithë e mbajmë mend sepse ky koncert u transmetua në formën e një dokumentari në Top Channel, mirëpo këngëtarja e njohur Ledina Çelo asokohe hodhi dyshime mbi koncertin e Elvana Gjatës duke supozuar se nuk ka kënduar live.
E ftuar në “Pushime on Top”, Ledina i është rikthyer komentit të saj dhe sqaron dashamirësinë që ka për këngëtaren Elvana Gjata.
“Elvanën e kam shumë xhan, është një vajzë shumë punëtore dhe e përgëzoj për gjithçka çfarë ka arritur. Ka shumë këngëtare që punojnë shumë edhe pse nuk kanë vokal dhe unë për këtë i përgëzoj. Këtu e kam fjalën edhe për këngëtare të huaj”. – tregoi Ledina.