Nuk e lanë rehat, por ia ktheu me të njejtën monedhë!
Ajo është një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar, fama e së cilës u rrit shumë shpejt që në daljen e saj të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, por aventura në këtë emision zgjati vetëm një sezon. Rasheli gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale sidomos në Instagram ku numëronte shumë ndjekës, të cilëve u dhuronte gjithmonë foto provokuese duke shfaqur linjat e saj shumë të përfolura.
Rashel Kolaneci është shumë e komentuarm, sidomos për format bombastike, fotot provokuese që poston në Instagram, por jetën private modelja e ka ruajtur gjithnjë hermetike, madje vështirë se e kemi parë ndonjëherë të fotografuar krah ndonjë mashkulli.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar në Instagram një fotografi që shkakti shumë debat pasi fansat e kanë akuzuar për Photoshop bukuroshen dhe për make up-in, saqë kanë arrtiru deri aty sa ta krahasojnë me Michael Jackson në kohën kur u shpërfytyrua nga operacionet.
Por Rasheli nuk mund të qëndronte indiferente ndaj këtij komenti dhe e ironizoi në mënyrën më të mirë të mundshme duke e marrë si kompliment këtë koment.