Para pak ditësh në media u publikuan disa foto të Stresit me modelen Atalanta Kërçyku, shumë afër njeri-tjetrit, të përqafuar, gjatë festës së ditëlindjes së këngëtarit.
Si fillim u mendua se të dy ishin në një romancë të re, por vetë Stresi e ka mohuar këtë gjë për iconstyle. Reperi ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me vajzën në fjalë dhe hera e parë që e ka takuar ka qenë në ditëlindjen e tij. Kjo pasi modelja kishte ardhur me disa miq të përbashkët.
Stresi rrëfeu se nuk e njeh modelen dhe thjesht kanë bërë foto për ditëlindje, ndërsa më pas mes tyre s’ka ndodhur asgjë më shumë.
“Unë jam i martuar“- sqaron Stresi, duke lënë të kuptohet se lidhja e tij me Kejsin nuk ka mbaruar.
Pas bujës së madhe ka reaguar edhe Keisi. Ajo ka realizuar një video live, ku shihet teksa udhëton me makinë me një shoqen e saj. Ajo vendosi këngën e Stresit dhe filloi të këndonte, duke e bërë të qartë se ajo vijon të mbështesë partnerin e saj, dhe se martesa nuk ka përfunduar, të paktën në dokumente.