Grupi i njohur muzikor, OTR tashmë ka një anëtare të re dhe ajo është modelja Oriola Marashi, një ndër vajzat më seksi në Shqipëri. Oriola jo vetëm që pozon për shumë kompani biznesi në Shqipëri, por e shohim edhe jashtë kufijve shqiptarë. Suksesi i saj më i madh i kësaj vere, ishte pjesëmarrja në këngën ‘Mama’ të Jonas Blue. Përveç se e bukur, Oriola ka edhe një zë të mrekullueshë dhe vijon studimet për kanto, e gjithmonë deklaron se muzika do të jetë dashuria e saj e përhershme.
Edhe e bukur, edhe e talentuar, nuk i ka shpëtuar syrit të Noizy-t pasi e ka bërë atë pjesë të OTR dhe tashmë po punojnë për një projekt të ri i cili pritet të vijë shumë shpejt.
Në një postim të fundit me reperin e njohur, modelja shqiptare na zbuloi se e gjitha kjo paska qenë një ëndërr për të, e bërë realitet tashmë. Dhe sigurisht nuk mund të mos falënderonte Noizy-n dhe grupin e tij të cilët po i japin një “dorë” për të debutuar me sukses në muzikë.
“Gjithmonë mirënjohëse” shkruan Oriola në foton e postuar në Instagram me Noizy-n.
Siç duket reperi i njohur ia di vlerat Oriolës dhe para saj ka postuar një foto ku i bën thirrje botës të bëhet gati pasi modelen e pret një e ardhme e shndritur dhe ajo i thotë në koment se do i jetë gjithmonë mirënjohëse.