Konflikti me prindërit i ka kushtuar shtrenjte Vali Corleones.
Ai ishte denoncuar prej tyre, pasi kishte paraqitur probleme psikike duke i kanosur.
Corleone u arrestua dhe pas rezistencës që i bëri policisë, u dërgua në psikiatri. Por si duket qëndrimi i tij atje do të zgjasë më shumë nga sa ishte parashikuar. Bëhet e ditur se Vali Corleone do të mbetet në psikiatri edhe për 15 ditë të tjera.
Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Corleone do t’i kryejë të gjitha analizat për tu parë qartë shëndeti i tij mendor.
Pas qëndrimit 15 ditor të Corleones në Psikiatri, Gjykata Themelore në Gjilan do të japë vendimin e saj për të.