INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi “e gjuan” Arian Çani i thotë të qajë për të dashurin e saj, por reagimi i Big Mama-s është epik

Pasi “e gjuan” Arian Çani i thotë të qajë për të dashurin e saj, por reagimi i Big Mama-s është epik

Publikuar më: 22:41 15-12-2017

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, është rikthyer tashmë në një formë shumë seksi pas disa operacioneve për largimin e mbipeshës dhe mbrëmjen e sotme ka dhuruar spektakël sonte gjatë pjesëmarrjes së saj në studion e “Zonë Lirë”, ku ishte e ftuar.
Një nga momentet pikante ishte, kur pikërisht moderatori i emisionit, Arian Çani, nisi me komplimente për këngëtaren, për linjat aktuale të trupit, të cilat, sipas tij, e bëjnë të duket e bukur dhe shumë seksi.
Çani zbuloi se ajo ka qenë e fejuar me një djalë shqiptar, i cili jetonte në Bruksel por që tashmë nuk janë më bashkë. Për këtë shkak Arian Çani i vendosi Bigut një muzikë melankolike dhe i tha të qajë, por nuk e priste përgjigjen e këngëtares.
"Unë kam gjetur tjetrin ti më thua të qaj për atë të vjetrin", u përgjigj Big Mama duke bërë të gjithë në studio të qeshnin.

Article Logic
Execution time: 0.0042319297790527