Prej disa ditësh moderatorja e njohur Luana Vjollca është në Venecia ku dhe po kalon disa ditë pushimi. Në postimet e ndryshme në Instagram, bukuroshja e ekranit tregoi se ishte e shoqëruar nga motra e saj Marina dhe reperi Getoar Selimi. Mirëpo, së fundmi është zbuluar nga iconstyle.al se së bashku me çiftin e njohur dhe Luanën është edhe i dashuri i saj, Krenar Çoçaj.
E ndërkohë që të gjithë po flisnin për foton e saj me Krenarin, moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet shumë seksi dhe ka një mesazh për të gjitha zonjat:
“Rregulli numër një për një zonjë: Qëndro me klas!”, shkroi Luana e ne i japim shumë të drejtë.